Sport
Daja tregon mosaktivizimin e lojtarëve kyç ndaj Dritës, thotë se barazimi ishte rezultat pozitiv për Ballkanin
Demokracia
15:45 | 06 Nëntor 2022

Share:

Derbi i javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes e konsideroi rezultat pozitiv barazimin ndaj Dritës.

Ai tregoi pse nuk i aktivizoi nga fillimi lojtarët kryesorë të skuadrës.

“Kishim shumë mungesa dhe disa kishim frikë t’i aktivizonim për shkak të ndeshjeve të forta ku vetëm të premten u kthyem për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Dritës. Me gjithë këto probleme dhe duke luajtur me Dritën që është lider, është një rezultat pozitiv, pasi ruajmë distancën në katër pikë dhe duke llogaritur që kemi ndeshje ende në dispozicion që nuk i kemi kryer”, deklaroi Daja.

“Kemi qenë dy herë në disavantazh dhe përgëzoj lojtarët për karakterin dhe personalitetin që kanë. Besoj se karakteri dhe personaliteti i tyre tregon se mund të bëjnë gjëra të pamundura”, ka thënë Daja pas ndeshjes, për ArtSport./Demokracia.com/

Të ngjashme