Sport
Daja: Pas eliminimit në Kupë, fokusi ynë është titulli në Superligë
Demokracia
16:26 | 16 Mars 2022

Share:

Ballkani është eliminuar nga Kupa e Kosovës në fazën çerekfinale pasi pësoi humbje nga Prishtina.

“Portokallezinjtë” pësuan 1:2 nga Prishtina pas 120 minutave lojë, ngase 90 minutat e rregullta u mbyllën baras 1:1, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se pas eliminimit nga ky eveniment skuadra e tij do të fokusohet në kampionat ku është lider dhe synon titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.

“Nuk them që nuk e meritoi Prishtina, sepse e fituan ndeshjen. Mendoj që kemi reaguar kemi bërë gjithë ndrrimet që kishim në dispozicion. Kupa nuk të lejon të gabosh, por ne gabuam dy herë. Pas këtij eliminimi do të fokusohemi të Kampionati”, tha Daja për ArtSport.

Tutje kanë siguruar plasmanin edhe Llapi e Drita që eliminuan Gjilanin, respektivisht Ulpianën.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e fazës çerekfinale luhet nesër mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndryshe, në gjysmëfinale luhen dy ndeshje vajtje-ardhje. /Demokracia.com/

Të ngjashme