ShowBiz
Dafina Zeqiri me mesazh për shëndetin mendor
Demokracia
10:35 | 11 Shkurt 2021

Share:

Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e disa ditë vazhdimisht ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram mesazhe për shëndetin mental duke na lënë të mendojmë se e gjithë kjo ka të bëjë më këngën e saj të re ‘Duro’.

Në postimin e saj të fundit ajo ka publikuar një fotografi, ku në mbishkrimin e saj shkroi për frikën, raporton Demokracia.com

“Frika shpesh na pengon të jemi të hapur për vështirësitë tona të shëndetit mendor. Ne mund t’i thyejmë këto pengesa dhe të flasim më hapur kur dimë më shumë për problemet e shëndetit mendor dhe sa të zakonshme janë ato”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/CLHjO5MhnGL/?utm_source=ig_web_copy_link

Dafina ende nuk ka treguar se kur do të publikohet kënga

Projekti i saj i fundit është “Mos Shko” në bashkëpunim me Yll Limanin, I cili është pëlqyer shumë nga publiku. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024