ShowBiz
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bëhen bashkë për një duet të ri
Demokracia
19:38 | 14 Qershor 2023

Share:

Të dy janë tejet të suksesshëm dhe të dashur për publikun, teksa këngët e tyre kthehen në hite.

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë bërë bashkë edhe një herë tjetër për një duet të ri muzikor.

Kështu ka zbuluar Ylli në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet bashkë me Dafinën.

Në një imazh bardhë dhe zi, Dafina dhe Ylli paralajmëruan fansat për një projekt tjetër të shumëpritur mes tyre.

“Kaje”, së shpejti”, ka shkruar Ylli në mbishkrimi, ndërsa postimi u pasua me komente të shumta nga fansat e dyshes.

Përndryshe, ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i dytë, Dafina dhe Ylli në vitin 2020 sollën këngën “Mos shko”.

Projekti u mirëprit nga publiku dhe aktualisht numëron afro 19 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024