Sport
Cristiano Ronaldo do të humbasë disa miliona pas sezonit pa trofe të Man United
Demokracia
12:04 | 28 Mars 2022

Share:

Cristiano Ronaldo do të humbasë pesë milionë funte për shkak të sezonit pa trofe të Manchester United.

Ylli portugez u rikthye te “Djajtë e Kuq” verën e kaluar me një kontratë prej 700 mijë funteve në javë dhe bonuse të tjera në rast të trofeve, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Por, United do të përfundojë pa një trofe për një sezon të pestë radhazi.

Më e rënda ishte humbja në 1/8 e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, e cila do t’i kishte fituar Ronaldos rreth 2.5 milionë funte nëse do të arrinin në finalen e Parisit në maj.

Fitimi i një titulli të parë Premierligës që nga viti 2013 ishte gjithashtu me vlerë deri në 1.5 milion funte.

Mungesa e mundshme e pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të ishte gjithashtu një goditje e madhe për Ronaldon, paga bazë e të cilit është rreth gjysma e shumës që fitoi në Itali te Juventusi. /Demokracia.com/

Të ngjashme