Sport
Cremonese e ndal Milanin me barazim, i bën “nder” Napolit të Amir Rrahmanit
Demokracia
22:36 | 08 Nëntor 2022

Share:

Cremonese e ka ndalur me barazim Milanin në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Serie A.

Përkundër dominimit total nga kampionët në fuqi të Italisë, rezultati përfundimtar u mbyll 0:0 në “Stadio Giovanni Zini”, shkruan Demokracia.com.

Kjo pikë përveç që i ka konvenuar më shumë vendasve, ajo i ka konvenuar edhe Napolit që me fitoren e sotme 2:0 ndaj Empolit ka rritur diferencën e pikëve me Milanin që është në pozitën e dytë tabelore.

Milani tani ka 30 pikë, tetë më pak se Napoli i Amir Rrahmanit që është lider.

Cremonese mbetet e 18-ta me shtatë pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme