Sport
Conte tenton t’i prishë punë Juventusit, Tottenhami i bashkohet garës për sulmuesin e Barcelonës
Demokracia
16:21 | 11 Gusht 2022

Share:

Sulmuesi i Barcelonës, Memfis Depaj është kthyer prej disa ditësh në objektivin kryesor të Juventusit në majën e sulmit pas vështirësive për të arritur te Alvaro Morata, por duket se bardhezinjtë nuk janë të vetmit që janë vendosur në ndjekje të holandezit me Tottenhamin e Antonio Contes që i është bashkuar gjithashtu garës.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web” këmbëngulja e teknikut italian të londinezëve për një tjetër përforcim në sulm ka qenë deçizive për këtë vendim të Tottenhamit që pritet që në orët e ardhshme ti drejtohet katalanasve me një ofertë zyrtare.

“Zonja” nga ana e saj do të tentojë të kuptojë situatën me lojtarin dhe preferencat e tij për të ardhmen dhe më pas do të kuptojë nëse duhet të vazhdojë apo jo këtë “luftë” në merkato për të marrë shërbimet e Depaj. /Demokracia.com

Të ngjashme