Kuriozitete
“Çmendet” Balenciaga, vendosë në shitje peshqirin-fund që kushton qindra dollarë
Demokracia
08:27 | 21 Nëntor 2023

Share:

Mjafton një vizitë në dyqanin online të Balenciaga për të marrë përshtypjen e parë për produktin e ri, një fund-peshqir, i cili kushton 925 dollarë.

Fundi-peshqir tashmë ka një rëndësi të veçantë në faqen e internetit të shtëpisë së modës për porosi. Ai u prezantua për herë të parë si pjesë e shfaqjes Pranverë 2024 të Demna Gvasalia në Paris. Shitet në ngjyrë bezhë, me logon Balenciaga të qëndisur në pjesën e përparme.

Fundi-peshqir është unisex dhe përshtatet në mes me dy kopsa dhe një rrip opsional. Gjithashtu ka nevojë për pastrim kimik.

Të ngjashme