Lajme
Çitaku: Për herë të parë Kosova është pala e sanksionuar në përballje me Serbinë
Demokracia
09:35 | 14 Shtator 2023

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Çitaku tha se për herë të parë Kosova shkon në dialog si palë e sanksionuar nga aleatët.

Ajo tha se kjo po ndodhë për shkak të qasjes së papërgjegjshme dhe avantureske të kryeministrit Kurti.

“Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook

Të ngjashme