ShowBiz
Cili është kuptimi i tatuazhit të njejtë të Justin dhe Hailey Bieber
Demokracia
20:30 | 31 Mars 2021

Share:

Këngëtari nga Kanada Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber kanë bërë tatuazh të njejtë, një pjeshkë.

Kënga më e re e këngëtarit e titulluar ‘Peaches’ (pjeshka), e cila është pjesë e albumit Justice po qëndron në maje të toplistave, dhe për të festuar suksesin e saj Bieber ka bërë tatuazh një pjeshkë në pjesën e qafës, shkruan Demokracia.com.

https://www.instagram.com/p/CNBPgFApxNx/?utm_source=ig_web_copy_link

Një ditë më pas, Hailey postoi të njëjtin tatuazh, por kësaj radhe më të vogël dhe të vendosur në krah.

Hailey dhe Justin Bieber tani kanë të njëjtin tatuazh, por

Kjo nuk është hera e parë që çifti bën tatuazhe që lidhen me njëri-tjetrin. Hailey ka edhe një “J” në gisht, të cilin e bëri në përvjetorin e parë të martesës.

E keni parasysh se thojnë: Çiftet që bëjnë tatuazhe bashkë, qëndrojnë bashkë. /Demokracia.com/

Të ngjashme