Lajme
Cilat janë kërcënimet e sigurisë me të cilat ballafaqohen Kosova dhe Shqipëria? Flet ish-drejtori i SHISH-it
Demokracia
17:57 | 27 Shkurt 2021

Share:

Bahri Shaqiri, ish-drejtor i SHISH-it në një intervistë ekskluzive për Demokracia.com ka folur edhe rreth kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria.

Shaqiri për Demokracia.com ka thënë se në vazhdimësi ka pasur përpjekje për të penguar rrugëtimin e rajonit drejt integrimeve euroatlantike.

Ai këtu ka përmendur grushtshtetin në Mal të Zi, përpjekjet për destabilizim në Maqedoni të Veriut dhe fushatën e Serbisë për të tërhequr njohjet ndaj shtetit të Kosovës.

“Me gjithë progresin e arritur, nuk mund të themi se Shqipëria dhe Kosova, por edhe tërë shqiptarët kudo që jetojnë në rajon, janë pa rreziqe dhe pa sfida të sigurisë. Në vazhdimësi ka pasur përpjekje për ta penguar rrugëtimin e rajonit tonë drejt integrimeve euroatlantike. Veprimtaria armiqësore e shërbimeve sekrete për rikthimin e destabilizimit në rajonin tonë vazhdon të mbetet e lartë. Kujtojmë rastin e tentimit për grushtshtet në Mal të Zi, por edhe përpjekjet për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut, fushatën për ç’njohjet e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe aleatëve të saj. Përveç këtyre, sigurisht që ka edhe sfida tjera të sigurisë, siç janë krimi i organizuar në të gjitha format e tij, por edhe rrymat e ndryshme me bazë ideologjike dhe ekstremiste.”, ka thënë ai.

Për më shumë detaje, lexoni të plotë intervistin e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Shqipërisë për Demokracia.com

Ne e mbulonim edhe Kosovën, deri sa u themelua AKI-ja

Të ngjashme