Lifestyle
Cila është ngjyra më së paku e pëlqyer nga njerëzit
Demokracia
18:39 | 06 Prill 2021

Share:

Ngjyrat e preferuara të njerëzve variojnë shumicën e kohës prej pëlqimeve të ndryshme të njerëzve.

Mirëpo përderisa disa ngjyra pëlqehen më shumë se të tjerat, një studim i bërë tregon se cila është ngjyra më së paku e pëlqyer nga shumica e njerëzve, transmeton Demokracia.com

Opaque Couche- një ngjyrë mes kafes dhe jeshiles, është zyrtarisht ngjyra më e shëmtuar në botë.

Pantone 448 C, emri shkencor i kësaj ngjyre, është përcaktuar si “ngjyra më e urryeshme, më e shëmtuar në botë.”

Në 2012-ën, qeveria australiane punësoi agjencinë GfK për të gjetur një mënyrë që njerëzit të hiqnin dorë nga duhani. Shkencëtarët i vunë vetes për qëllim të dizenjonin paketimin më të shëmtuar të cigareve, në mënyrë që njerëzit pa vetëdije të ishin më pak të prirur për ta blerë.

Ata zbuluan se ngjyra më pak tërheqëse nga të gjitha, ishte pikërisht kjo nuancë mes kafes dhe jeshiles. Për ta zbuluar u deshën 3 muaj, 7 studime dhe mbi 1 mijë duhanpirës për të kuptuar cila ishte paketa që do i bënte ata më pak të dëshironin të blinin duhan. Gjithashtu ngjyra të tjera si e bardha, bezha, grija e errët dhe ngjyra e mustardës, ishin mjaft të papëlqyeshme për shumicën e njerëzve./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024