Lajme
Çika e tezes iu bë rektore | Vjosa Osmani: Shqiptarët po ikin nga Kosova për shkak të nepotizmit
Demokracia
17:28 | 21 Tetor 2022

Share:

Sot Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka caktuar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli- Kasumi, për të cilën po raportohet se është vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani.

Edhe vet Plakolli-Kasumi e ka pranuar afërsinë familjare me presidenten Osmani.

“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurrgjë tjetër përveç një lidhjeje gjaku e largët”, ka thënë ajo në Dukagjin.

Por vet Osmani e cila ka qenë kritike e madhe e nepotizmit nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tani.

E dikur si deputete opozitare Osmani nepotizmin e radhiste si njërin prej shkaktarëve për ikjet masive të të rinjve nga Kosova.

Në një status të vitit 2013 Osmani thoshte se ‘PDK dhe kryeministri i saj në ikje Hashim Thaçi e kanë shndërruar Kosovën në burim të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Evropë.’
Sipas saj pamjet tmerruese të shqiptarëve të ikur nga të Kosova nga shantazhi, nepotizmi, kërcënimi, zhvatja e haraçi tregojnë për fytyrën e vërtetë të këtij regjimi gjysmë-autoritarë.

“Kjo qeveri ka bërë që sot Kosova të jetë shteti i nëntë më i mjerë në botë dhe i treti në botë për nga numri i azilkërkuesve duke e nëpërkëmbur kështu dinjitetin e shtetit dhe qytetarëve të saj. Çka tjetër duhet të ndodhë që ky regjim të rrëzohet ashtu siç e meriton!?”, thoshte në atë kohë Osmani.

Edhe pas ardhjes së Osmanit në pushtet nuk u ndalën nepotizmi e ikjet masive të qytetarëve nga Kosova.  /Demokracia.com/

Valon Syla: Rektorja e re e UP-së, bash çika e tezës së presidentes Osmani

Të ngjashme