Lajme
Valon Syla: Rektorja e re e UP-së, bash çika e tezës së presidentes Osmani
Demokracia
16:30 | 21 Tetor 2022

Share:

Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

Këshilli Drejtues tashmë e ka emëruar rektore Luljeta Plakollin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.

Syla në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Plakolli është vajza e tezës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Postimi i plotë i Sylës, pa ndërhyrje:

Përpak kesh tu sha e se kam zanat publikisht… Se pernime i keni hyp shtetit pa samar, si magarit.

Qysh bre kusherinen e Vjosa Osmanit e boni rektore. Disa burime po thojnë që bash qikë të tezes e ka…

A spat tjetër bre llaskuca?

A për ata si latë mediat në Rektorat se u tutët që po ju bojnë pytje për këto punë.

Ne tash e verifikojmë… saktësisht. Por skeni qare pa jep përgjigje.

Të ngjashme