ShowBiz
Christian Bale: Çdo rol kryesor në Hollywood, fillimisht i ofrohet DiCaprios
Demokracia
21:08 | 06 Tetor 2022

Share:

Aktori i famshëm anglez, Christian Bale, ka pohuar se kolegu i tij, Leonardo DiCaprio, merr ofertën e parë për secilin rol kryesor mashkullor në Hollywood.

Ylli hollivudian thotë se për të gjithë rolet e tija mbresëlënëse “më meritori” është Leo për faktin se i ka refuzuar.

“Deri në ditën e sotme, secilin rol që dikush e merr, ka ndodhur për faktin se DiCaprio e ka refuzuar fillimisht”, ka thënë Bale për revistën GQ.

Ai ka shtuar se të gjithë aktorët që janë në moshë të përafërt me Leonardon ia kanë borxh atij karrierën e tyre.

“Mendoj se pothuajse të gjithë ata që janë të një moshe të ngjashme me të në Hollywood, ia kanë borxh karrierën faktit që ai i refuzoi paraprakisht projektet, në të cilët ata u përfshinë më pas”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë të thonë. Nuk ka rëndësi se sa raporte të mira ke me regjisorët. Të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar shumë herë, të gjithë ia ofruan atij rolin të parit”

“Dikush ma tha në fakt këtë. Pra, faleminderit Leo, sepse fjalë për fjalë, ai mund të zgjedhë gjithçka që bën. Dhe mirë për të sepse është fenomenal”, ka deklaruar Bale.

Të ngjashme