Lajme
Chollet pret në ambasadën amerikane përfaqësuesit e Listës Serbe
Demokracia
17:55 | 11 Janar 2023

Share:

Anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, njoftoi se sot janë pritur në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë nga këshilltari special amerikan, Derek Chollet dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Prezent ka qenë edhe ambasadori Jeff Hovenier. Takimi vjen pasi Chollet dhe ekipi i tij takuan kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Jevtiqit, në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Chollet, të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier për situatën aktuale politike dhe të sigurisë”, shkroi ai.

 

Të ngjashme