Sport
Chelsea mban Brojën
Demokracia
14:40 | 14 Gusht 2023

Share:

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja nuk do të largohet nga skuadra e Chelseat këtë verë.

Broja do të jetë pjesë e Chelseat këtë edicion, pasi ekipi londinez ka refuzuar të gjitha ofertat, përfshirë edhe atë të Milanit nga Serie A.

E përditshmja “Standard” shkruan se Broja bën pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino dhe për këtë arsye do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Broja është afër për t’u rikthyer në fushë pas lëndimit të gjurit që e pësoi vitin e shkuar.

Ai në fillim të këtij muaji është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe është në fazën përfundimtare të rehabilitimit të tij.

Te Chelsea po planifikojnë që Broja së bashku me Nicolas Jacksonin të konkurrojnë për një vend titullari në repartin e sulmit.

21-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa këtë verë është kërkuar me ngulm edhe nga skuadra e West Ham Unitedit.

Të ngjashme