Sport
Chelsea luajti baras me Newcastle United në miqësore
Demokracia
09:40 | 27 Korrik 2023

Share:

Chelsea dhe Newcastle United luajtën baras në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Nicolas Jackson kaloi fillimisht “Blutë” në epërsi, me golin e shënuar në minutën e 12-të.

Shifrat u barazuan në fundin e pjesës së parë përmes Miguel Almiron, i cili shënoi në minutën e katërt shtesë – 45+4’.

Chelsea miqësoren e radhës do ta luajë pas tri ditësh, ndaj Fulhamit.

Ndërsa, Newcastle United do të takohet me Brighton Hove & Albion.

 

Të ngjashme