Sport
Chelsea kualifikohet në finale të FA Cup, eliminon Crystal Palacen
Demokracia
19:23 | 17 Prill 2022

Share:

Chelsea është kualifikuar në finale të FA Cup, falë fitores 2:0 në gjysmëfinale kundër Crystal Palaces.

Përkundër iniciativës dhe dominimit të Chelseat, rrjetat mbetën të paprekura në pjesën e parë të takimit, shkruan Demokracia.com.

Dy golat e fitores për “Blutë” u realizuan në fraksionin e dytë të lojës.

Loftus-Cheek me një gol të bukur në minutën e 65-të zhbllokoi shifrat. Ai u asistua nga Havertz.

11 minuta më vonë, Mason Mount dyfishoi epërsinë dhe njëherit “vulosi” fitoren e londinezëve. Ëerner luajti rolin e asistuesit te goli i dytë.

Kësisoj, Chelsea në finalen e FA Cup luan kundër Liverpoolit./Demokracia.com/

Të ngjashme