Sport
Chelsea këndellet pas tri disfatave, triumfon minimalisht kundër Crystal Palace
Demokracia
16:57 | 15 Janar 2023

Share:

Chelsea i ka lënë prapa tri disfatat radhazi duke shënuar fitore në Premierligë kundër Crystal Palace, në kuadër të javës së 20-të.

“Blutë” e Londrës triumfuan 1:0 ndaj Crystal Palace në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.

Goli që vulosi epilogun e këtij takimi u realizua në minutën e 64-të me autor Kai Havertz. Reprezentuesi gjerman shënoi gol të bukur me kokë, falë edhe harkimit të Ziyech.

Chelsea avancon ndaj Crystal Palace, Havertz shënon gol të bukur me kokë

Me këtë fitore Chelsea pozicionohet në vendin e dhjetë me 28 pikë, gjashtë më pak ka Crsytal Palace që zë pozitën e 12-të./Demokracia.com/

Të ngjashme