Auto&Tech
Çfarë sjell Porsche-a më e re
Demokracia
14:26 | 27 Janar 2021

Share:

Sa herë që fjalët ‘antiplumb’ dhe ‘makinë’ bashkohen, mendja shkon tek makinat si Range Rover, BMW X5, Seria 7, Mercedes-Benz S-Class.

Biznesi i shtimit të mbrojtjes nga plumbat në makinë është aq fitimprurës saqë ka kompani që arrijnë ta çojnë makinën në ekstrem, siç është rasti i Rezvanit dhe Tankut të tyre me bazën e Wrangler.

Ne kurrë nuk kemi menduar që Porsche do të shkonte në këtë drejtim. Sidoqoftë, e bëri për një projekt të vetëm që përfshiu një Carrera 911 të gjeneratës 996, shkruan Demokracia.com

Marka 996 shënoi gjeneratën e pestë të 911 dhe një lëvizje të guximshme në emër të Porsche, pasi bëri kalimin nga motorët e ftohur në ajër në ftohjen me ujë.

996, si çdo Porsche tjetër, nuk ishte i mangët në performancë. Fuqia e motorit 3.6 litra ka 340 kuaj fuqi.

Porsche mori 996-tën dhe e shndërroi atë në një automjet të blinduar që nuk mund të dallohet se është i blinduar deri sa të hapni derën dhe të shikoni xhamin më të trashë se zakonisht.

Dhe në rast se po dyshoni për këtë, Porsche testoi materialin dhe këtë mund ta shihni në videon më poshtë./ Demokracia.com

Të ngjashme