Sport
Çfarë shkruajnë mediat rumune për ndeshjen CFR Cluj – Ballkani, vendasit me mendje te përfitimet financiare në rast të kalimit tutje
Demokracia
11:18 | 03 Nëntor 2022

Share:

Ballkani i jep fund sot kampanjës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te CFR Cluj në Rumani, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Constantin Radulescu” është arenë e përballjes së rrethit të fundit të Grupit G me fillim nga ora 18:45.

Mediat më të mëdha sportive në Rumani i kanë dedikuar artikuj të veçantë përballjes “jetike” të Clujit kundër Ballkanit.

Ekipi rumun vetëm përmes një fitoreje eventuale do të kualifikohet tutje në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.

Digisport.ro” raporton më shumë rreth të ardhurave financiare që do të përfitonte klubi i Cluj në rast kualifikimi tutje.

“Kështu, në një skenar ideal, me fitoren e CFR-së, klubi transilvanian do të siguronte një çek prej 1,125 milionë eurosh pas ndeshjes të së enjtes në mbrëmje”, shkruan ky medium, transmeton Demokracia.com.

Ndeshja e Ballkanit kundër Clujit do të transmetohet në këto kanale televizive

Gazeta tjetër “gsp.ro” ka cituar një deklaratë të njërit nga financuesit e klubit i cili vlerësoi Ballkanin.

“Jam optimist, shpresoj ta bëjmë një ndeshje të mirë, të fitojmë dhe të kualifikohemi tutje”, tha ai.

“Do të luajmë ndaj një skuadre që më shqetëson pasi ata shënuan katër gola në Turqi ndaj Sivassporit dhe dy në Çeki ndaj Slavias. Nuk dua të flas për një dështim eventual për t’u kualifikuar”, deklaroi ai.

Ballkani ka katër pikë pas pesë takimeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e fundit.

Cluj ka shtatë pikë në pozitën e dytë, po aq sa Slavia Praha një pozitë më poshtë. Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme