Sport
Ndeshja e Ballkanit kundër Clujit do të transmetohet në këto kanale televizive
Demokracia
10:42 | 03 Nëntor 2022

Share:

Ballkani i jep fund sot kampanjës në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës luan në udhëtim te CFR Cluj në Rumani, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Constantin Radulescu” është arenë e përballjes së rrethit të fundit të Grupit G me fillim nga ora 18:45.

“Portokallezinjtë” kanë udhëtuar vetëm për “prestigj” për shkak se nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Ballafaqimi i fundit i Ballkanit në garën evropiane të UEFA-s mund ta ndiqni drejtpërdrejt në ArtSport 1 dhe SuperSport 2.

Ballkani ka katër pikë pas pesë takimeve të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e fundit.

Cluj ka shtatë pikë në pozitën e dytë, po aq sa Slavia Praha një pozitë më poshtë. Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme