Arte
Çfarë ka brenda çantës 60 mijë dollarëshe që marrin si dhuratë të nominuarit për çmimet Oscars
Demokracia
16:33 | 22 Prill 2021

Share:

Ceremonia e çmimeve Oscars, një prej eventeve më prestigjioze të Hollywood do të mbahet të dielën me 25 prill.

Të nominuarit për këto çmime do të marrin si dhurata çanta me produkte vlera e të cilave mendohet të përfshijë shumën prej 60 mijë dollarësh, transmeton Demokracia.com

Ajo që na intereson është çfarë ka brenda kësaj çante?

Vlera e vërtetë e kësaj çante nuk është te gjërat materiale, por mundësitë e mëdha për të udhëtuar.

Sipas Cosmopolitan,  në çanta përfshihen kupona për tre netë në Resortin Kahari në Bahamas, tre netë në Casa del Campo në Republikën Dominikane, dy netë në Resortin ekskluzive Raiwasa në Fixhi, dhe, vetëm për të nominuarit, katër netë në Sailrock Resort në Turk dhe Kaikos, i cili vlerësohet të kap vlerën dhjetë mijë dollarë.

Ekzistojnë gjithashtu kupona dhe ftesa për trajtime manikyri, kirurgji plastike, dhe madje edhe këshilla të personalizuara për investime nga kapitalistët e sipërmarrjes./Demokracia.com

Të ngjashme