Kuriozitete
Çfarë janë delfinët ushtarakë që po përdor Rusia?
Demokracia
23:10 | 28 Prill 2022

Share:

Rusia ka vendosur delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi – ndoshta për të mbrojtur flotën nga një sulm nënujor – sipas analizave të reja të imazheve satelitore.

Baza detare e Sevastopolit është thelbësore për ushtrinë ruse, pasi ndodhet në skajin jugor të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi në vitin 2014. Sipas analizës së Institutit Detar të SHBA-së, shumë nga anijet ruse të ankoruara atje janë potencialisht të rrezikuara nga sulmet nënujore.

Rusia ka një histori të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarake dhe i ka përdorur gjitarët ujorë për të dalluar objekte ose për të penguar zhytësit e armikut, raporton Guardian. Gjatë Luftës së Ftohtë, si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik nisën përdorimin e delfinëve për qëllime ushtarakë. Përmes tyre mund të zbulohen objekte nënujore si minat.

Sipas Guardian, SHBA ka shpenzuar të paktën 28 ??milionë dollarë për të mbajtur trupat e veta të delfinëve dhe luanëve të detit – të cilët janë gjithashtu të trajnueshëm – për të ndihmuar potencialisht në konflikte.

Delfinët nuk janë krijesat e vetme e oqeanit që ushtria ruse mund të ketë stërvitur. Një balenë beluga e vërejtur në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019 besohet se ishte trajnuar nga marina ruse.

 

 

 

Të ngjashme