Sport
Çekia fiton me spektakël ndaj Skocisë në ndeshjen e parë në “Euro2020”
Demokracia
16:52 | 14 Qershor 2021

Share:

Republika e Çekisë ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Çekët mposhtën pastër 0-2 Kombëtaren e Skocisë në Grupin D, raporton Demokracia.com.

Realizatori i dyfishtë dhe “heroi” i Çekisë në këtë përballje ishte sulmuesi Patrik Schichk.

25-vjeçari serinë e golave e nisi në minutën e 40-të kur shënoi gol të bukur me kokë në portën e Marshall.

I njëjti futbollist vetëm shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, e “bombardoi” portën e skocezëve me një super gol nga mesi i fushës.

Goli i tij njëherit po cilësohet si më i bukuri në këtë Kampionat Evropian deri më tani.

Me këtë fitore, Çekia merr lidershipin në Grupin D me tre pikë, aq sa ka edhe Anglia por me goldallim më të dobët.

Grupi D përbëhet nga Çekia, Anglia, Kroacia dhe Skocia. /Demokracia.com

Të ngjashme