Sport
Ceferin kërcënon sërish Realin, Barçën dhe Juventusin: Kushdo që mbështet Superligën rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve
Demokracia
16:05 | 11 Maj 2022

Share:

Mundësia e themelimit të Superligës së futbollit shkaktoi një tërmet të vërtetë vitin e kaluar, kur ideja filloi të realizohej. Megjithatë, nën kërcënimin e UEFA -s, pothuajse të gjitha klubet kanë hequr dorë nga ai plan, por më këmbëngulësit janë ende aty.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus nuk kanë hequr dorë nga ideja e Superligës, ndonëse normalisht garojnë në kompeticionet evropiane nën organizimin e UEFA-s.

Kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, Aleksandar Ceferin, tha se klubet që mbështesin Superligën mund të përjashtohen nga garat evropiane, transmeton Demokracia.com.

“Është e mundur të ndëshkohet çdo klub, duke përfshirë edhe një fitues të mundshëm të Ligës së Kampionëve, dhe sigurisht që mund të përjashtohet nga kompeticioni. Kjo do të vendoset nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, i cili është një organ i pavarur. Ata ankohen se UEFA po bën miliarda dhe 93.5% e të ardhurave u kthehen klubeve”.

Vendimi i fundit i marrë nga UEFA në lidhje me kompeticionet e saj evropiane është që të tre garat nga viti 2024 do të kenë 36 ekipe në fazën e grupeve në vend të 32 skuadrave aktuale.

“UEFA ka treguar se është plotësisht e përkushtuar për respektimin e vlerave themelore të sportit dhe mbrojtjen e parimeve kyçe të konkurrencës së hapur. Këto vendime janë rezultat i bisedave intensive me tifozë, lojtarë, trajnerë dhe përfaqësues të shoqatës”.

Ceferin shpjegoi edhe dallimin kryesor mes Ligës së Kampionëve dhe Superligës.

“Më shumë klube në Ligën e Kampionëve nuk do të thotë se ne jemi bërë Superliga. Superliga do të kishte gjithmonë të njëjtat klube që do të luanin kundër njëri-tjetrit”, tha Ceferin në një deklaratë./Demokracia.com/

Të ngjashme