Sport
Casillas: Llogaria më është hakuar, i kërkoj falje komunitetit LGBT-i
Demokracia
17:58 | 09 Tetor 2022

Share:

Iker Casillas ka dalë me njoftim zyrtare rreth postimit që u bë në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Legjenda e Real Madridit u mendua se e kishte shkruar se është homoseksual, por një gjë e tillë nuk del të jetë ashtu.

Portieri legjendar ka dalë me njoftim se llogaria e tij është hakuar dhe ai postim nuk është bërë nga ai.

“Llogaria e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT”, ka shrkuar Casillas.

Duket se spanjolli tashmë e ka rikthyer llogarinë e tij dhe i ka kërkuar falje komuniteti LGBT-i.

Të ngjashme