ShowBiz
Capital T thumbon kolegët
Demokracia
10:52 | 06 Janar 2024

Share:

Reperi i njohur, Capital T, mesa duket nuk është aspak i lumtur me kolegët e tij që blejnë klikime për këngët e tyre.

Artisti ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilës ka treguar se është i lumtur që artistët shqiptarë kanë sukses por pyet veten si ka mundësi që kanë kaq shumë klikime krahasuar me artistët botëror si psh Drake.

“Mirë po më vjen për të gjithë që kanë sukses dhe sigurisht që kam qejf që të gjithë t’i shoh duke ecur mirë por po cuditem se si ka mundësi. Për shembull Drake e nxorri këngën “Polar Opposites” dhe nxorri flamurin tonë. U gëzuan të gjithë, e publikuam dhe bravo i qoftë. Nuk ngeli njeri pa e postuar, figurë publike, jo publike dhe për një muaj nuk i bëri 5 milionë klikime ndërsa artistët tanë për dy ditë, kanë 10 milionë. Matematika nuk është matematikë. Thjesht mendojeni pak. Blini por mos e teproni”, thotë Capital T në videon e postuar.

Capital T pritet të publikojë së shpejti albumin e tij të gjashtë, për të cilin është shprehur se do të jetë legjendar. Teksa ka falenderuar të gjithë fansat e tij për suportin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve, Capital T është shprehur gjithashtu se ka menduar që në albumin e tij të ri të përfshijë edhe fansat e tij.

Të ngjashme