Lifestyle
Ca hile që ju duhen vajzave të shkurtra për t’u dukur shumëëë më të gjata nga ç’janë
Demokracia
19:07 | 19 Tetor 2022

Share:

1. Vishni veshje njëngjyrëshe, sepse krijojnë një vijë vertikale duke zgjatur trupin e vajzave trupvogla.

2. Mos vishni më vija horizontale, por vertikale, sepse krijojnë iluzionin e gjatësisë.

3. Në vend të bluzave të gjata, vishni bluza të shkurtra ose stiloni të gjatat duke i futur brenda pantallonave.

4. Shmang veshjet me gjatësi mesatare, në vend të tyre zgjidh diçka mini ose të gjatë.

5. Nëse fustanet me lidhëse janë të gjatë për ju, shkurto lidhëset për të ngritur fustanin më lart, dhe këmbët do duken më të gjata si me magji.

6. Nëse pantallonat tuaja janë shumë të gjata, merrni një llastik, vendoseni tek pjesa e tepërt e pantallonave si në foto dhe futeni brenda.

7. Shmang këpucët me lidhëse tek kyçi, sepse krijojnë idenë e një këmbe më të shkurtër.

8. Zgjidh këpucë me majë, sepse zgjasin këmbët vizualisht.

9. Nëse fustani juaj është shumë i gjatë, vendosni një rrip në mes dhe tërhiqni copën e tepërt për t’u dukur më të gjata.

10. Zgjidh çanta të vogla, sepse të mëdhatë nuk duken bukur tek ju.

11. Zgjidh këpucë nude ose kombinoji me xhinset apo pantallonat që ti bëni këmbët të duken më të gjata.

12. Zgjidhni printe të vogla, jo të mëdha, për të mos mbytur trupin tuaj të vogël.

13. Duke veshur pantallona me bel të lartë, të shkurtra apo funde, jepni iluzionin e këmbëve të gjata.

14. Ngecni bluzën poshtë reçipetave për ta bërë të duket si e shkurtër në pak sekonda.

15. Shmang fundet dhe fustanet që mbarojnë tek kavilja, sepse i bëjnë këmbët të duken më të shkurtra.

16. Vish bluza, këmisha apo fustane me jakë V, sepse krijojnë iluzionin e një qafe më të gjatë.

17. Nëse fundi i gjatë s’i nxjerr në pah asetet e trupit tënd, konvertoje në fustan dhe vendos një rrip rreth belit për t’i dhënë formë.

18. Dhe nëse do veshësh një rrip, vish një të hollë në vend të një rripi të gjerë, sepse rripat e gjerë e presin trupin në gjysmë.

Të ngjashme