ShowBiz
Buta i rikthehet muzikës pas arrestimit të vëllait për vrasje, zbulohet dueti me artisten e njohur
Demokracia
19:52 | 04 Nëntor 2022

Share:

Pas ngjarjes së rëndë të pak muajve më parë, ku i vëllai vrau ish shokun e tij, Buta është gati t’i rikthehet muzikës.

Reperi ka bashkuar forcat me Era Istrefin për një tjetër hit. Lajmin e kanë bërë me dije vetë artistët përmes rrjeteve sociale duke zbuluar se kënga do të publikohet javën e ardhshme.

Kujtojmë që për Erën kjo këngë vjen pak kohë pas duetit shumë të suksesshëm me Don Xhonin. Sa i përket Butës, ai bëri një pauzë.

Pasi Qëndrim Januzi vrau 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, reperi i njohur njoftoi në rrjete sociale se do të anulonte koncertet në shenjë respekti ndaj familjes së viktimës.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024