Sport
Busquets zbulon një mënyrë se si Interi mund ta ‘dëmtojë’ Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve
Demokracia
14:48 | 30 Maj 2023

Share:

Sergio Busquets beson se sulmuesit e Interit mund t’u shkaktojnë telashe mbrojtësve të Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori në largim i Barcelonës foli për La Gazzetta dello Sport për finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve mes Nerazzurrëve dhe Qytetarëve.

Pep Guardiola do të ketë një shans të dytë për të ngritur Kupën me ‘veshë të mëdhenj’ me Qytetarët pas humbjes në finalen e 2021 kundër Chelseat.

“Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes nga Interi”, vuri fillimisht në dukje Busquets.

“Së pari, çdo gjë mund të ndodhë në një finale dhe nuk është një klishe. Gjithçka është e komplikuar kur luan kundër një ekipi si Interi, me një identitet të qartë, pesë mbrojtës, tre mesfushorë dhe dy sulmues. Interi mbrohet mirë dhe sulmuesit e ndihmojnë ekipin”.

“Ne jemi përballur me ta dy herë këtë sezon dhe kemi pasur vështirësi. Ndoshta ata nuk krijojnë shumë raste, por ata do të luajnë me dy sulmues kundër dy mbrojtësve të Cityt dhe mendoj se mund ta dëmtojnë Cityn në këtë situatë. Çdo gjë mund të ndodhë”, përfundoi spanjolli.

Busquets ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve, dy herë me Guardiolën në krye të Barcelonës dhe një herë me Luis Enriquen.

Të ngjashme