Lajme
Burri vrau bashkëjetuesen e djalit, vjehrra duke larë gjakun: E acaronte
Demokracia
18:32 | 12 Prill 2022

Share:

Pamje të rënda janë ato që shfaqen në banesën e 61-vjeçarit, aty ku ndodhi krimi i rëndë ku vjehrri vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin.

Sikurse shihet në video i gjithë salloni është i mbuluar nga gjaku i së ndjerës.

Ndërkohë që pastron gjakun, gruaja e Xhevairit tregon debatet që kishin në familje që çuan deri në agravimin e situatës deri në këtë pikë.

Ajo tregon se 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

“Nuk shkonte nusja me atë. Kur erdha unë ai e kishte bërë atë punë. Ajo thoshte; ‘s’ke punë që të vish këtu se janë shtëpitë e mia’. E acaronte shumë. As ajo se donte, as djali. Kishte një muaj. Ata rrinin me qira. Kur ndodhi krimi isha andej poshtë, kam një kuzhinë poshtë. Erdha deri te gjyma e rrugës, deri te dera dhe nuk kisha guxim të hyja brenda. E pashë atë shtrirë (nusen). Burrin tim e panë që po ecte me vrap nga toka. S’më tregoi fare. Më tha se do dilte nga toka, iku me vrap. Iku u var andej. Shkoi policia, ajo e gjeti. S’ma priste mendja se do e bënte. E dija që ishte i egër, por s’ma mori mendja se do e bënte këtë gjë. Kisha një çupë unë që iku me dashuri, ka 12 vite, dhe thoshte; do e vras”, tha gruaja.

Fqinjët po ashtu flasin për sherre të vazhdueshme në familje për shkak të bashkëjetesës së Fatjonin me Merushën, për të cilën vjehrri thoshte se nuk ishte nuse e denjë për djalin e tij për shkak se kishte qenë e martuar, me tre fëmijë dhe i mbante thonjtë e gjata.

Të ngjashme