Lajme
Burri nga Skenderaj vdes në QKUK pasi u godit nga rrufeja
Demokracia
13:52 | 14 Gusht 2022

Share:

Ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK burri që u godit dje nga rrufeja në Llaushë të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef në repartin e Intensives Qendrore.

Doktor Uka tha se përkundër përpjekjeve maksimale, pacienti ka vdekur sot në mëngjes.

“Përkundër tretmanit intensiv dhe përpjekjeve maksimale me mbajt në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit”, tha doktor Uka për Express.

Të ngjashme