Kuriozitete
Burri i cili hyri në burg vetëm për të shpëtuar nga e shoqja, dënohet me arrest shtëpiak
Demokracia
12:39 | 28 Mars 2021

Share:

Lorens Rebell një burrë 71 vjeçar, kishte probleme të mëdha me gruan e tij dhe grindje të cilat e bënin martesën e tyre të padurueshme.

Robell vendosi të hyjë në burg pa arsye, vetëm të shpëtojë nga zënkat e shpeshta me të shoqen me të cilën kishte 52 vjet i martuar.

Një ditë kur atij ‘i kishte ardh shpirti në majë të hundës’ hyri në një bankë, iu afrua arkës dhe i zgjati një letër punonjësit të bankës, në të cilën shkruhej:”Më dorëzo sa para ke në arkë përndryshe të vras në çast me pistoletë.”

Punonjësi i dorëzoi 2994 dollarët që kishte në arkë, të cilat Lorens i mori në dorë, mandej u ul në një stol në pritje të policisë, e cila në fakt nuk vonoi. Ai u arrestua dhe ndaj tij u ngrit akuza për vjedhje banke nën kërcënimin me armë.

Gjatë seancës gjyqësore, trupi gjykues kuptoi që i akuzuari vuante nga problemet me zemrën, prandaj dhe vendosi ti japë dënim të lehtësuar:”Dënohet me arrest shtëpie, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të shoqes!”/Demokracia.com

Të ngjashme