ShowBiz
Bujaria e Johnny Depp shfaqet në rolin e Jack Sparrow për të argëtuar një fans të veçantë
Demokracia
22:28 | 01 Nëntor 2022

Share:

Johnny Depp ka përjetuar plot ngjarje gjatë këtij viti, duke lënë gjurmë sidomos në gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard që përfundoi me fitore për të dhe ekipin e tij ligjor.

Përveç fitimit të një pagese të konsiderueshme parash, aktori tani ka mundur të vazhdojë karrierën e tij që iu ndërpre pas akuzave për dhunë familjare dhe keqtrajtim të aktores që u hodh poshtë gjatë gjykimit.

Kompanitë e reklamave e kanë mirëpritur sërish dhe ai tashmë është shfaqur në ekrane në një reklamë të Paco Rabanne, ndërsa ka pasur thirrje që ta përsëritë rolin e tij në një tjetër vazhdim të “Pirates of the Caribbean”.

(Foto: Disney)

Padyshim që roli më i popullarizuar i Depp është ai i kapitenit Jack Sparrow në serinë e filmave “Pirates of the Caribbean”. Ai ishte në radhë për të xhiruar një vazhdim tjetër kur u pushua për shkak të ankesave të bëra nga ish-partnerja e tij. Por, edhe pse e riktheu reputacionin e tij, ka gjasa të vogla që ai të luajë përsëri në atë franshizë.

Pavarësisht se nuk ka treguar pothuajse asnjë interes për të ripërsëritur rolin në një kapacitet profesional, Depp është parë në publik si personazhi Jack Sparrow në një përpjekje për t’i ofruar një përvojë magjike një fansi me nevoja të veçanta.

Në një video të postuar në Twitter, aktori shihet duke biseduar si kapiteni i famshëm me fansin që ndodhet një karrige me rrota.

Fansat mbetën të mahnitur nga bujaria e momentit, duke e vlerësuar Johnnyn në rrjetet sociale për përpjekjen e tij për të kënaqur me vështirësi këtë fans.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024