Sport
Broja gati për kombëtaren shqiptare, të dielën zbarkon në Shqipëri
Demokracia
15:56 | 04 Tetor 2023

Share:

Data 12 tetor mund të jetë një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Në stadiumin kombëtar “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet kundër Çekisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Një fitore e kuqezinjve do të përkthehej si një shans prej 90% për t’u kualifikuar në turneun prestigjoz.

Trajneri brazilian i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ende nuk ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë të rëndësishme, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet për të veshur fanellën e tij pas një viti.

Edhe pse përjetoi një dëmtim të rëndë dhe koha për t’u rikuperuar ishte tepër e gjatë, Armando Broja është rikthyer, me një formë shumë të mirë fizike dhe teknike, teksa shënoi edhe gol me fanellën e Chelsea në përballjen ndaj Fulham.

Broja shihet si arma më e fortë e sulmit të Shqipërisë, ku fiziku i tij dhe shpejtësia, shihen si dy gjërat më kërcënuese për çdo repart të mbrojtjes së kundërshtarit.

Të ngjashme