ShowBiz
Britney Spears më në fund flet për dokumentarin lidhur me jetën e saj
Demokracia
18:59 | 31 Mars 2021

Share:

Britney Spears ka shkruar në Instagram për të ndarë mendimin e saj të shumëpritur për dokumentarin e fundit të Neë York Times, Framing Britney Spears.

Këngëtarja shpjegoi se nuk e ka parë të gjithë dokumentarin, por “është është ndjerë e turpëruar nga mënyra se si dokumentari tregon historinë e saj”, transmeton Demokracia.com

Framing ‘Britney’ përcjell karrierën kulminante të Spears, problemet me shëndetin mendor, betejën e saj të vazhdueshme të mbikqyrjes nga i ati, si dhe lëvizjen e nisur nga tifozët #FreeBritney e cila kërkon ta lirojë atë prej kësaj mbikqyrjeje.

“Jeta ime ka qenë gjithmonë shumë e spekuluar, e shikuar dhe e gjykuar,” shkroi ajo në Instagram, së bashku me një video të saj duke kërcyer.

“Unë kam qenë e ekspozuar tërë jetën time duke performuar para njerëzve !!! Duhet shumë forcë që të kesh besim në univers me cenueshmërinë tënde të vërtetë, sepse unë kam qenë gjithmonë kaq e gjykuar, e fyer dhe e turpëruar nga media… dhe këto gjëra vazhdojnë të më ndodhin edhe sot e kësaj dite!!!!”.

Ajo vazhdoi: “Ndërsa bota sillet pa ndalur dhe jeta vazhdon, ne ende mbetemi të brishtë dhe të ndjeshëm si njerëz!!! Unë nuk e shikova dokumentarin, por nga ajo që pashë, u turpërova nga drita në të cilën më vendosën. Kam qarë për dy javë dhe mirë… Unë ende vazhdoj të qaj ndonjëherë!!!!“/Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CND5B1RArtK/

Të ngjashme