Lajme
Britania kontrollon pretendimin e Rusisë për përdorimin të armëve kimike
Demokracia
07:18 | 12 Prill 2022

Share:

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss është shprehur se ka pasur raportime se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimikë në një sulm ndaj popullit të Mariupolit

“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Kjo vjen menjëherë pasi luftëtarët nga regjimenti Azov i Ukrainës që mbrojnë Mariupolin thanë se trupat ruse përdorën një substancë helmuese me origjinë të panjohur kundër forcave dhe civilëve ukrainas në qytetin port të rrethuar jugor.

Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se raportet për një sulm kimik nuk ishin konfirmuar dhe se ai priste të jepte sqarime më vonë.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby tha se një gjë e tillë nuk mund të konfirmohet menjëherë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne nuk mund ta konfirmojmë atë në këtë moment, do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, u shpreh ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e preku këtë çështje në fjalimin e tij të fundit.

“Një nga zëdhënësit e pushtuesve rusë deklaroi se ata mund të përdorin armë kimike kundër njerëzve të Mariupolit. Ne e trajtojmë këtë me seriozitetin më të madh”, është shprehur Zelensku.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë akuzuar Moskën për planifikimin e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, por asnjë sulm i tillë ende nuk është vërtetuar.

Të ngjashme