Sport
Brighton 2-4 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve
Demokracia
21:21 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Brighton me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 18-të të Ligës Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi në kampionat duke rritur diferencën me ndjekësit në tabelë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bukayo Saka (2’), Martin Odegaard (24’), Eddie Nketiah (47’) dh Gabriel Martinelli (71’) për mysafirët, ndërsa Kaoru Mitoma (65’) dhe Evan Ferguson (77’) për vendasit.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori norvegjez, Odegaard, i cili pas një goli dhe një asistimi u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin vendas, Robert Sanchez që u vlerësua me notë 5.9

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.

Notat e lojtarëve/Telegrafi/

Të ngjashme