Sport
Brazili zyrtarizon trajnerin e përkohshëm
Demokracia
18:44 | 15 Shkurt 2023

Share:

Ramon Menezes është emëruar trajneri i përkohshëm i kombëtares braziliane. 50-vjeçari zëvendëson Titen, i cili u shkarkuar pas zhgënjimit në Botërorit Katar 2022.

Menezes ishte trajneri i Brazilit U20, skuadër me të cilën fitoi Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut, që u zhvillua në Kolumbi.

Trajneri u takua me Ednaldo Rodrigues, presidentin e CBF, ditën e djeshme, ndërkohë që sot erdhi zyrtarizimi. Menezes do të debutojë në pankinën e Brazilit në miqësoren ndaj Marokut (25 mars).

“Ramon Menezes meriton një konsideratë të veçantë. Ai është një trajner me potencial të madh. Ne duam gjithnjë e më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet kombëtare”.

“Ai ka siguruar rezultate të shkëlqyera dhe ka arritur të bëjë që skuadra të luajë në mënyrë moderne, në përputhje me karakteristikat e futbollit tonë”, u shpreh presidenti i Federatës.

Ndërkohë, ëndrra e madhe e drejtuesve të futbollit brazilian quhet Carlo Ancelotti, por trajneri italian do e mbyllë sezonin te Reali i Madridit.

Të ngjashme