Lajme
Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë
Demokracia
20:12 | 04 Qershor 2022

Share:

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlamentin shqiptar me 78 vota.

Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se pret që të punojë së bashku me Begajn për marrëdhëniet BE-Shqipëri.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”, ka shkruar Borrell.

Të ngjashme