Lajme
Boris Johnson mohon se ka gënjyer për ‘partygate’
Demokracia
18:08 | 22 Mars 2023

Share:

Ish kryeministri britanik, Boris Johnson këmbënguli të mërkurën se ai nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për festat qeveritare që thyen rregullat gjatë pandemisë së Covid-19. Komiteti i standardeve të Dhomës së Komunave e pyeti Johnson-in për deklaratat që bëri në Parlament për disa festa në ndërtesat qeveritare.

Nëse Komiteti arrin në përfundimin se ai ka gënjyer qëllimisht, Johnson mund të përballet me pezullim ose të humbasë vendin e tij në Commons. Pasi bëri betimin në Bibël, ai tha” Me dorë në zemër…Unë nuk e gënjeva Dhomën. Nëse dikush mendon se unë isha në festë gjatë bllokimit, e kanë gabim.”

Në një raport të publikuar këtë muaj, komiteti tha se provat sugjerojnë se Johnson ka thyer rregullat me festat e mbajtura në në Downing Street në 2020 dhe 2021./abcnews.al

Të ngjashme