Lajme
Bora mbulon Shalën e Bajgorës, Komuna e Mitrovicës pastron rrugët atje
Demokracia
14:59 | 21 Janar 2023

Share:

Komuna e Mitrovicës po e pastron rrugën nga bora që ka përfshirë Shalën e Bajgorës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Granit Tmava, ku tha se pas pastrimit të bores u është mundësuar lëvizja e lire banorëve të zonës.

“Edhe pse si Komunë e Mitrovicës jemi në gjendje emergjente për shkak të situatës së krijuar me vërshimet e fundit ne kemi arritur të inspektojmë gjendjen e rrugëve në fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës dhe kemi bërë pastrimin e rrugëve nga bora”, thuhet në njoftim të Tmavës.

“Komuna e Mitrovicës me të gjitha kapacitetet e sajë është duke u përkujdesur për pastrimin e rrugëve nga bora në Shalë të Bajgorës. Pastrimi i rrugëve nga bora ka mundësuar lëvizjen e lirë të banorëve në rajonin e Shalës së Bajgorës”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme