Lajme
Bomba në Mykolaiv, dyshohet për fëmijë të vrarë – Kievi kërkon ndërhyrjen e Kinës
Demokracia
11:34 | 05 Prill 2022

Share:

Guvernatori i rajonit të Mykolaiv, Vitaliy Kim – i cili i shpëtoi një atentati nga rusët disa ditë më parë – njoftoi në mediat sociale se trupat ruse kanë goditur qytetin e Mykolaiv gjithashtu duke përdorur armë jo-ushtarake konvencionale.

“Infrastruktura civile dhe mjekësore, duke përfshirë një spital për fëmijë, u godit nga zjarri i armikut. Ka të vdekur dhe të plagosur, përfshirë edhe fëmijë”, shpjegoi ai. Dyshohet se viktimat janë 11 dhe mes tyre të paktën një fëmijë.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, foli në telefon me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Telefonata u zhvillua dje, por u bë e ditur mëngjesin e të martës.

Telefonata është biseda e parë e raportuar midis dy ministrave të jashtëm që nga 1 marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të përdorte lidhjet e tij me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, sipas ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Luftërat përfundojnë por çelësi është se si të reflektohet mbi dhimbjen, të ruhet siguria e qëndrueshme në Evropë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar e efektiv”, tha Ëang, sipas ministrisë.

“Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim duke ruajtur një pozicion objektiv.”

Kuleba shkroi në Twitter se ishte “mirënjohës” ndaj Wang Yi për “solidaritetin me viktimat civile.”

Ndërkohë, Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake në rajonin e Luganskut, ende në duart e forcave të Kievit, tha për CNN: “As ekipet e shpëtimit dhe as ambulancat nuk janë në gjendje të arrijnë në disa rrethe të Popasna dhe Rubizhne, bombardimet janë shumë të rënda, luftimet në rrugë vazhdojnë. Në Rubizhne të vdekurit varrosen në oborre”.

Qyteti i Luganskut, së bashku me Donjeckun, kryeson njërën nga dy zonat separatiste në Donbass, që në vitin 2014 pas pushtimit të Krimesë dhe e njohur nga Moska. Një pjesë e rajoneve përkatëse mbeten nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

Të ngjashme