Sport
“Bomba e ditës”: Cristiano Ronaldo mungon në rikthimin në stërvitje të Man Unitedit, kërkon largimin nga skuadra
Demokracia
11:35 | 04 Korrik 2022

Share:

Cristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht të largohet nga Manchester Unitedi.

Sulmuesi portugez do të mungojë sot në rikthimin e stërvitjeve me “Djajtë e Kuq”.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, arsyet e mungesës së Ronaldos janë “familjare”.

Nga ana tjetër, Man Unitedi është në dijeni se Ronaldo ka vendosur të largohet nga klubi.

Megjithatë, në klub insistojnë ta mbajnë edhe më tej sulmuesin portugez.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes do të shqyrtojë mundësitë për ta gjetur një klub të ri për Cristianon – deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje./Demokracia.com/

Të ngjashme