Sport
Boksieri nga Irlanda i kërkon duel Florian Markut: Përballemi ku të duash
Demokracia
15:32 | 30 Gusht 2022

Share:

Florian Marku ishte kundërshtar i boksierit meksikan, Miguen Parra Ramirez më 25 gusht në “Air Albania”.

Marku e mposhti me pikë boksierin nga Meksika, shkruan Demokracia.com.

Në këtë mënyrë boksieri shqiptar arriti të fitonte përballë publikut të tij titullin WBA Silver për peshat e lehta.

Vetëm pak ditë pas kësaj fitoreje, Marku ka shkruar në “Twitter”: “Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?”.


Në postimin e Markut ka komentuar boksieri Tyrone McKenna, i cili thotë:

“E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden, apo në Angli”.

Tashmë mbetet në dorën e Markut nëse do e pranojë ofertën e irlandezit për t’u përballur në ring në të ardhmen./Demokracia.com/

Të ngjashme