Lajme
Blerim Syla: Kongresi Zgjedhor i FSSHK-së është jolegjitim, detyrën e dorëzoj vetëm pasi të vendos Gjykata
Demokracia
13:14 | 29 Prill 2022

Share:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka mbajtur sot Kongresin Zgjedhor, ku në krye të kësaj federate është zgjedhur Tevide Imeri.

Mirëpo, zgjedhja e saj në krye të FSSHK-së po konsiderohet jolegjitim. Kryetari aktual i FSSHK-së, Blerim Syla, ka thënë për Demokracia.com se për mbajtjen e kongresit kanë filluar hetimet.

Syla ka thënë se pozita e Kryetarit të Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë do të mbetet pezull deri në vendimin e gjykatës lidhur me këtë çështje.

“Ky kongres është thirr nga njerëz jolegjitim, për të cilin edhe është bërë kallëzim penal. Një njeri, i cili është në pension është zgjedhur, prandaj i gjithë procesi është i dyshuar, por unë nuk do të deklarohem më shumë pasi që vetëm sot kanë filluar hetimet dhe do të shkojmë të tregojnë në prokurori. Si të vendos Gjykata, unë e respektoj atë vendim. Unë do të shikoj si ka shkuar ky proces, do të shkoj me avokat që ta bëjë dorëzim-pranimin. Pa prezencën e avokatit nuk shkoj. Pozita në krye të FSSHK-së mbetet pezull deri në vendimin e Gjykatës”, tha Syla.

Ky kongres i thirrur nga Kryetari i Komisionit për verifikim të kandidaturave të FSSHK-së, Jahir Lajqi, është konsideruar jolegjitim, pasi ndaj këtij komisioni tashmë është bërë kallëzim penal. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Kongresi i FSShK-së i thirrur për nesër po konsiderohet jolegjitim, Syla dorëzon kallëzim penal

Të ngjashme