Nga: Andrew Pulver / The Guardian
Jerry Seinfeld thotë se biznesi i filmit ka “mbaruar” dhe se filmat nuk janë më “kulmi i hierarkisë sociale dhe kulturore” siç ishin dikur.
Ai shtoi: “Kur dilte një film, nëse ishte i mirë, shkonim të gjithë për ta parë. Të gjithë e diskutonim. Citonim fjalët dhe skenat që na pëlqyen. Tani kalojmë nëpër vështirësi, thjesht duke u përpjekur për të na parë”.
I pyetur se çfarë sipas tij i ka zëvendësuar filmat, Seinfeld tha: “Do të thosha konfuzioni. Çorientimi e zëvendësoi biznesin e filmit. Të gjithë ata që njoh unë në këtë biznes, çdo ditë thonë: ‘Çfarë po ndodh’ Çfarë duhet të bëjmë tash?’”.
Unfrosted është komedi rreth krijimit të produktit Pop-Tart, gjatë betejës së fillimit të viteve 1960 midis prodhuesve rivalë Kellogg’s dhe Post -me aktorët Seinfeld dhe Melissa McCarthy si drejtuesit e Kellogg-ut dhe Amy Schumer si kreu i Post-it. Seinfeld shkroi skenarin e filmit dhe është edhe producent në projektin e tij më të rëndësishëm artistik që nga Bee Movie – komedia e animuar e vitit 2007, ku ishte skenarist dhe producent, si zëri kryesor.