Lajme
Bislimi takohet me Hofreiter, temë diskutimi edhe liberalizimi i vizave
Demokracia
20:10 | 17 Shtator 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti dje Kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut Gjerman, Anton Hofreiter.

Në komunikatën për medie të Zyrës së Kryeministrit thuhet se Bislimi e njoftoi Hofreiter për avancimet që ka bërë Kosova në fushën e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fushave të tjera.

“Ndërsa, Hofreiter u shpreh përkrahës për procesin e liberalizimit të vizave dhe tha se do të ketë energji të re në kuadër të Procesit të Berlinit. Bislimi, gjithashtu tregoi që zgjedhjet demokratike në Ballkan janë përkthyer në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe rikthim të shpresës së qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën në fushat e ndryshme nga energjia, në ekonomi dhe diplomaci, dhe gjithashtu kërkoi më shumë përkrahje të Gjermanisë në investime në Kosovë.

Të ngjashme